Për nder të Ditës Botërore të Librit, Oda e Afarizmit të Kosovës në bashkëpunim me Librarinë Altera organizuan një aktivitet të përbashkët.
Profesori, Agim Vinca, theksoi që leximi duhet të kultivohet që në fëmijërinë e hershme, pasi që ajo është bazë e emancipimit shoqëror. Ai tutje shtoi që libri aktualisht nuk ka trajtimin më meritor të mundshëm dhe se këtë më së miri e dëshmon biblioteka më e vjetër në Kosovë që gjendet në Komunën e Prizrenit, e që sot mund të konsiderohet, siç tha, një nga bibliotekat më të varfra në aspektin e literaturës.
Pas hapësirës së ndarë për diskutim, ndërmjet panelit të ftuar dhe studentëve të Universitetit të Prizrenit, Fakulteti Filologjik, dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, Vinca ndau me të pranishmit pjesë nga veprat e tij si “Udhëtimi i fundit i motrës time” dhe pjesë nga “Ditari i Pandemisë”.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
EV
SHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.