Lajmet e fundit

Të rinjtë e gjimnazit “Hamdi Berisha” në Malishevë i janë bashkangjitur marshit të iniciativës “Autobusi”, ku me këtë aktivitet shpresojnë të ndikojnë në vetëdijesimin e të rinjve, sidomos të vajzave të reja për martesat e hershme.
“Mbaje lapsin, jo unazën”, “Mos na shitni për fjalë të hallkut”, janë pankartat kryesore që mbanin këta nxënës.
Organizatorja e këtij aktiviteti, Albana, e tregoi arsyen që qëndron prapa “Autobusit”: “Ka një storie të vërtetë në prapavijë, sepse një vajzë është martuar në moshën 15-vjeçare meqë i kishte ikur autobusi i orës shtatë në Malishevë dhe i është dashur të martohej sepse familja nuk e kishte pranuar”.