Lajmet e fundit

Një 14 vjeçar në Teksas është arrestuar pasi që ora që kishte sjellë në shkollë është menduar që është një bombë.
Ahmed Mohamed e kishte sjellë orën që e kishte punuar vetë në shkollën MacArthur në Irving, transmeton Klan Kosova.
Por një mësues e kishte shikuar me shumë dyshim këtë orë që ishte e punuar në shtëpi, kështu që thirri policinë.
Babai i tij shprehet se ky incident ka ndodhur sepse djali i tij është mysliman.
Këtë rast është duke e hetuar edhe Këshilli për Marëdhëniet Amerikano-Islamike.
Mohamed ka treguar për dashurinë e tij ngaj inxhinierisë dhe mënyrën se si u arrestua në The Dallas Mornin News.
Kurse zëdhënësi i policië, James McLellan, se Mohamed nuk u ka dhënë një shpjegim më të gjerë për punën e orës.
Kurse shkolla ku Mohamed ndjek mësimet ende nuk ka dhënë një qëndrim rreth kësaj çështje.
Por historia e djaloshit mysliman po cilësohet si shumë paragjykuese, dhe shumë përdorues të rrjeteve sociale po përdorin hashtagun #IStandWithAhmed për të treguar solidarizimin me të.