Molos Gashi, e ka zënë vendin e parë në garat ndëkombëtare të matematikës.
Ai është nxënës i klasës dytë të shkollës "Mehmet Gjevori" në Prishtinë.
Garat janë mbajtur në Dubai.
Lajmi u bë i ditur nga vet shkolla.
"Molos Gashi, nxënës i klasës ll-1, merr vendin e parë në Dubai në garën internacionale të organizuar nga BRAINOBRAIN ABACUS COMPETITION dhe me pjesëmarrjen e 44 shteteve arrin rezultat të shkëlqyer duke ngritur emrin e shtetit tonë në nivelet më të larta të dijes", thuhet në njoftim.

●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.