Kryetari i federatës së basketbollit të Kosovës Erolld Belegu thotë se KB Peja nuk do të luaj në ligën ballkanike pa i përmbushur kushtet e shtëpisë që udhëheq ai.
E kryetari i klubit verdh e zi, Art Gashi bëri disa premtime se KB Peja do ti përmbushë kërkesat e FBK-së, mirëpo thotë se nuk do të tërhiqet nga pozita e kryetarit për ‘teket’ e Erolld Belegut, transmeton Klan Kosova.
Të dy bashkë, Erolld Belegu e Art Gashi kanë folur EKSKLUZIVISHT për emisionin “Minuta e Fundit” mbi çështjen e ‘KB Peja’.
Kronikë nga Emanuell Syla
https://www.youtube.com/watch?v=z-oJa4aYkYs
●●●
AFSHKRIMI NGA
Arbër Fetahu
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.