Gjyqtarët kosovarë do të jenë sërish pjesë e garave evropiane të UEFA-s.
UEFA i ka besuar gjyqtarit nga Kosova, Genc Nuza, drejtimin e një sfide të rëndësishme në raundin e dytë kualifikues të Conference League.
Nuza është deleguar të jetë arbitri kryesor në përballjen ndërmjet skuadrës belge KAA Gent dhe ekipit ukrainas LNZ Cherkasy, ndeshje e cila zhvillohet më 30 korrik në stadiumin KAA Gent Arena në Ghent, me fillim nga ora 20:30, transmeton Klankosova.tv.
Në këtë përballje, Nuza do të asistojë nga dy gjyqtarët kosovarë Fatmir Sekiraqa dhe Pashtrik Burrniku, ndërsa rolin e gjyqtarit të katërt do ta ketë Erdall Zasella
Ky delegim i radhës nga UEFA përbën një tjetër vlerësim për gjyqtarët kosovarë dhe konfirmon besimin e vazhdueshëm në profesionalizmin, përgatitjen dhe nivelin e tyre në skenën ndërkombëtare të futbollit.
●●●
KGSHKRIMI NGA
Kasim Gerbeshi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.