Lajmet e fundit

Ajo tha për Klankosova.tv se mbipesha sjell me vete edhe shumë sëmundje të tjera kronike.
Dosti thekson se do të vjen koha që tek ata persona që janë në mbipeshë organizmi i tyre më nuk do të mund të pranojë ushqimet e tepërta dhe të pashëndetshme.
Sipas saj për të filluar heqjen e kilogramëve të tepërta duhet që të hiqet dorë nga ushqimet shtazore, brumërat dhe ëmbëlsirat.
“Personat që janë në mbi peshë përveç anës estetike që nuk duken bukur, ata edhe shoqërohen edhe me sëmundje të tjera edhe kronike si: Diabeti, rritja e kolesterolit, tensionit, kapsllëkut, dhjamosja e mëlçisë. Por, pavarësisht se në çfarë moshe je vjen koha që organizimi të jep “feed back-un” ku nuk i pranon ushqimet e tepërta dhe të pashëndetshme”.
“Për heqjen e peshës së tepërt ne duhet të heqim dorë nga ushqimet e origjinës shtazore dhe nga ëmbëlsirat, brumërat dhe nga gluteni të paktën për gjashtë javë. Nëse pesha nuk bie atëherë mund të kemi manifestim të ndonjë “intolerance ushqimore” dhe është mirë që paraprakisht që të bëhet testi i intolerances ushqimore dhe të shihet statusi i hormoneve të cilat mund të kenë pësuar ndryshim që mund të shoqërohen edhe me shtim peshe”.
Ajo theksoi se obeziteti është një pandemi në vete e cila duhet të menaxhohet me zgjuarsi.
Nutricionistja shtoi se “mbipesha” mund të jetë gjenetike por nëse bëhet konsumimi i ushqimeve të shëndetshme ky gjen qëndron joaktiv.
“Tani mes obezitetit dhe diabetit ka lindur një shprehje e re që quhet Diaobezitet që është një pandemi më vete e cila kërkon që ta menaxhojmë me zgjuarsi. Diabeti është një sëmundje e cila mund të shfaqet që në “barkun e nënës” nëse ajo nuk kujdeset për ushqimin e saj”.
“Ka shumë faktorë se pse shkaktohet mbipesha. Por, gjenet kanë efektin on/off. Nëse ti ke një prind i cili është i shëndoshë më shumë se që duhet dhe ju konsumoni ushqime të shëndetshme, atëhere ky gjen nuk aktivizohet. Por, nëse ju keni të njëjtën shportë ushqimore sikur të prindit atëherë edhe ju do të bëheni me mbipeshë. Kjo është e padiskutueshme”.
“Faktor tjetër janë kimikatet. Ne shpesh mendojmë që ne do të përdorim ndonjë detergjent ose kimikat që nuk do të ketë efekte anësore. Jo, detergjentet ose kimikatet mund të kenë efekte anësore që mund të shkaktojnë ç’rregullime hormonale”.
“ Po ashtu një faktor është edhe përbërja e frigoriferit e cila mund të lë për të dëshiruar, Që i mungon ngjyra jeshile. Apo ka ushqime shtazore dhe ushqime të gatshme. Çka do të kemi në frigorifer atë do të kemi në bark”.
Ajo tha se nuk ka rëndësi kaloria por cilësia e ushqimit, sepse sipas saj nëse ushqimi është cilësor nuk mund të hahet një sasi e mëdha e ushqimit.
Gjatë intervistës për Klankosova.tv nutricionistja Diola Dosti, foli edhe për formulën se si ta përgatisim trupin dhe organizimin që t’i përballojnë verës dhe ndryshimeve klimatike.
Dosti tha se përgatitja nis duke larguar konsumin e qumështit, djathit, gjizës, kosit,vezës e po ashtu edhe të ushqimeve të mishit.
“E gjithë përgatitja fillon me një vendim tonin se jemi të sigurtë se duam ta nisim një regjim me ushqim të shëndetshëm. Fillon me eliminimin e bulmetit. Qumështit, djathit, gjizës, kosit, vezës gjithashtu edhe eliminimin e ushqimeve të mishit të pulës, viçit, lopës. Pasi t’i kemi larguar këto, duhet të fillojmë që trupit tonë t’i japim më shumë ujë dhe të konsumojmë çajra sepse duhet ta përgatisim zorrën e trashë dhe mëlçinë për t’u pastruar”.
Ajo thotë se më pas duhet të vazhdohet me konsumim sa më shumë të ujit dhe çajrave që të bëhet përgatitja e pastrimit të “zorrës së trashë”.
“Pastaj duhet ta bëjmë pastrimin e zorrës së trashë. Është një terapi e cila njihet me emrin “Hidrokolono Terapia”. Më pas duhet të fillojmë edhe me pastrimin e “mëlçisë” me “Lëngun e Selinos” që do të kishte qenë mirë të konsumohet çdo mëngjes dhe duke mos e ndalur së konsumuari çdo ditë”.