Nol Nushi, nga Partia Socialdemokrate tha se opozita nuk ka bërë asnjë veprim politik qysh nga përfundimi i zgjedhjeve.
Ai në Rubikon të Klan Kosovës, foli për temën e presidentit ku tha se Albin Kurti edhe në zarf po t'ua dërgoj emrin e kandidatit, opozita do ta votonte.
"Cilat janë veprimet politike të opozitës prej përfundimit të zgjedhjeve? A ju kujtohet naj veprim politik? Përveç, po i presim rezultatet... kemi vjedhur vota, s'kemi vjedhur vota. Domethënë si me qenë shikues të politikës", deklaroi ai në Klan Kosova.
Kanë mbetur edhe një javë afat për zgjedhjet e presidentit.
Mbetet të shihet nëse deputetët do të arrijnë ta zgjedhin shefin/en e shtetit, apo Kosova do të përballet me zgjedhjet e reja të jashtëzakonshme.
https://www.youtube.com/watch?v=AVrF9ZdlhCI
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.