Lajmet e fundit

Trembëdhjetë vjeçare dhe e sapomartuar, Jie e shikonte fotografinë e saj të martesës. Jie nga Kina është martuar me bashkëshortin e saj 16 vjeçar tri ditë pas vitit të ri kinez në vitin 2014, jo shumë kohë pasi kishte ngelur shtatzënë.
Kjo tingëllon sikurse një skenë nga e kaluara feudale e Kinës, ku martesat e hershme ishin të zakonshme, sidomos për vajzat. Mirëpo në ditët e sotme, nuset dhe dhëndurët tingjerë, nuk janë jo të zakonshme për zonat e varfra rurale të Kinës.
Fotografja kineze Muyi Xiao e kishte takuar 13 vjeçaren Jie dhe ka realizuar një set fotografik me vajzat e fshatit Yunan në Kinë, të gjitha nën 18 vjet e të martuara.