Lajmet e fundit

Pacientët që operohen në Afrikë kanë dy herë më shumë gjasë të vdesin pas ndërhyrjeve kirurgjike, krahasuar me mesataren globale.
Një studim i publikuar në “Lancent” tregon që gjetjet me brengosëse janë që pacientët nuk mund të caktojnë operimin paraprakisht, si dhe numri i këtyre operacioneve është për 20 herë më i ulët se sa kërkesa.
Autorët e këtij studimi këtë deficit e kanë quajtur “vrasësi i qetë”.
Bruce Biccard nga Universiteti në Cape Town ka thënë që problemi kryesor qëndron tek mungesa e stafit si dhe objekteve në dispozicion për të vërejtur komplikimet pas operacioneve.
Në tërë botën mesatarja e pacientëve që vdesin pas operacionit është 1%, ndërsa në Afrikë kjo shifër është 2.1%.