Numri i të vdekurve nga sulmet iraniane në Izrael që nga e premtja është rritur në 14, tha të dielën Zyra e Shtypit e Qeverisë së Izraelit.
Një tjetër trup u gjet në qytetin Bat Yam në Izraelin qendror, pasi një sulm iranian goditi një ndërtesë banimi, transmeton Klankosova.tv.
Të paktën shtatë persona u vranë në atë sulm, sipas shërbimeve të urgjencës dhe zyrtarëve qeveritarë.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.