Lajmet e fundit
David de Gea ka arritur në SHBA, ku Manchester United do të zhvilloj parasezonin.

Distanca 13 mijë kilometërshe, mes Seatle ku është De Gea dhe Melbourne, ku Real Madrid luan parasezonin, mund të konsiderohet edhe metaforë ëpr distancën mes dy klubeve në negociatat për të transferuar gardianin në Madrid. Kjo pasi Manchester United është duke insistuar në shkëmbimin dy për një (Ramos dhe Keylor Navas) dhe Real Madrid e ka refuzuar kategorikisht këtë gjë.
De Gea është i përfshirë në listën e lojtarëve të Louis van Gaal, për International Champions Cup, që do të luhet nga 17 deri më 29 korrik, në qytete të ndryshme të Amerikës Veriore, ndaj Mexico Club America, Barcelona, PSG dhe San Jose Earthquakes.
Me insistimin e bordit të Manchester United, Van Gaal do të përdorë kampin për të bërë presion tek Real Madrid, për të përmirësuar ofertën e tyre për David de Gea.
Për habinë e shumkujt, spanjolli në parasezon është i shoqëruar nga Lindergaard dhe Johnstone, përderisa Victor Valdes është lënë jashtë listës së Van Gaal.
Kjo ngritë një seri pyetjesh për të ardhmen e katalanit. Por, përderisa vendosë të ardhmen, Manchesteri dhe Reali kanë filluar një luftë për të dobësuar njëri tjetrin.