Më shumë se një milion njerëz në Francë caktuan takime për të marrë vaksinën kundër COVID-19. Këto shifra thyejnë rekord që kur Presidenti i vendit tha se do të duhet të jesh i vaksinuar për të ngrënë në një restorant.
Uebfaqja kryesore e përdorur për të rezervuar takimet për vaksina, Doctolib, deklaroi se një rekord prej rreth 1.3 milion njerëz kishin planifikuar një takim që nga fjalimi i Emmanuel Macron, të hënën në mbrëmje.
Sipas Doctolib 65% e njerëzve që rezervuan takime deri të martën në mëngjes, ishin nën moshën 35 vjeçare. Nxitimi për të marrë një dozë vjen pasi Presidenti Macron tha se do të ishte e detyrueshme për të gjithë profesionistët e shëndetit të merrnin një dozë deri në shtator.
Franca ka pasur raste të ulëta që nga hapja e tretë në maj, por infeksionet po rriten përsëri ndërsa varianti më i transmetueshëm Delta po përhapet. Ministria e shëndetësisë e vendit thotë se 53% e popullsisë së përgjithshme ka marrë dozën e parë të një vaksine kundër COVID-19 dhe 40.6% e popullsisë ka marrë dy doza, raporton Euronews.com, transmeton Klankosova.tv.
●●●
PSHKRIMI NGA
PE
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.