Liverpooli ka shënuar një fitore të vështirë ndaj Paris Saint-Germainit në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve.
Mesfushori Harvey Elliott zuri vendin e Mohammed Salahut dhe realizoi vetëm një minutë pas inkuadrimit.
Ai mposhti Gigi Donnarummën në minutën e 87-të të takimit dhe dëshmoi se pse goli vendos fituesin pasi Paris Saint-Germaini e dominoi tkaimin.
Kjo ishte njëherësh goditja e parë e të Kuqve në portën e Paris Saint-Germaini që e dominoi takimin.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.