Lajmet e fundit

Numërimi i fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës, respektivisht numërimi i fletëvotimeve që i takojnë votimit në përfaqësi diplomatike, po vijon ende.
Bazuar në përditësimin e fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri më tani janë numëruar 75% e këtyre votave, transmeton Klankosova.tv.
Nga këto fletëvotimeve të numëruara, Lëvizja Vetëvendosje e ka thelluar epërsinë ndaj partive tjera, duke grumbulluar 87.15% apo 8910 vota.