Lajmet e fundit

Ato për parti janë afër përfundimit, e aktualisht po numërohen votat e krejt atyre që kandiduan për deputetë.
Për këtë proces në Sallën “1 Tetori” në Prishtinë dhe deri ku ka arritur numërimi i këtyre votave, ka raportuar gazetarja e Klan Kosovës, Arbreshë Uka, transmeton Klankosova.tv.
Ajo bëri të ditur se deri më tani, në kryeqytet janë numëruar 6% e votave për kandidatë për deputetë.
“Në orën 20:00 të gjithë punonjësit që janë të angazhuar në këtë proces , në këtë vit zgjedhor, u kthyen në vendin e punës pas një orë pauze, këtu në qendrën komunale të numërimit në kryeqytet”, tha Uka.
“Deri më tani, në kryeqytet janë numëruar 6%, një përqindje e ulët. Në total në nivel vendi janë diku 14%”, tha ajo.