Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se sot numërimi do të vazhdojë në 7 komuna: Leposaviq, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Ferizaj dhe Zveçan.
KQZ-ja bën të ditur se procesi tashmë ka përfunduar në 31 komuna deri më 19 shkurt.
Deri më tani, sipas Komisionit Qendror janë numëruar 92.73 për qind e votave.
Nga 2 mijë e 533 vendvotime, ka përfunduar numrimi i votave në 2 mijë e 349 prej tyre.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
A
SHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.