Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 836 raste të reja me COVID-19 në Kosovë.
Ky është një numër rekord i rasteve të reja me koronavirus brenda një dite për këtë vit, njofton Klan Kosova.
Numri total i rasteve pozitive është 85.334 raste nga 401.480 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.813 raste të vdekjes.
Më poshtë mund ta lexoni komunikatën e plotë të IKSHPK-së:
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.133 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 836 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Pejë 3 raste (71, 72, 73 vjeç), Deçan 1 rast (45 vjeç), Ferizaj 1 rast (70 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (85 vjeç), Kaçanik 1 rast (90 vjeç), Prishtinë 1 rast (84 vjeç), Prizren 1 rast (67 vjeç) dhe Viti 1 rast (79 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 85.334 raste nga 401.480 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.813 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 700 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 70.587 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.934.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.