Autoritetet gjermane kryen kërkime për herë të fundit në vitin 2023, pranë rezervuarit Barragem do Arade për Madeleine McCann e cila u zhduk 18 vjet më parë.
I dyshuari Christian B, i cili kaloi kohë në zonë midis vitit 2000 dhe 2017, kishte fotografi dhe video të tij pranë rezervuarit atje.
Aty u fokusua edhe kërkimi i mëparshëm.
Ai u kontrollua më parë në vitin 2008 pasi avokati portugez Marcos Aragao Correia pagoi zhytësit pas pretendimeve se trupi i Madeleine ishte atje.
Ndërkohë sot, me rinisjen e kërkimeve në vendin e ngjarjes, pra afër vendit ku vajza u zhduk, ka arritur një numër i madh i policisë.
Sipas Sky Neës, policia ka mbërritur në Atalaia, Lagos, ku janë ngritur ekipet e kërkimit, transmeton Klankosova.tv.
Pesë ose gjashtë automjete me targa gjermane disa me oficerë me uniformë kamuflazhim, mbërritën pak më vonë.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
VR
SHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.