Lajmet e fundit

Kombëtarja e Kosovës në hendboll e ka mposhtur Sllovakinë në ndeshjen kthyese, por që nuk ka mjaftuar për të kaluar tutje.
Ndeshja e dytë e cila u zhvillua në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë dhuroi spektakël, pasi pjesa e parë u mbyll me rezultat të barabartë 14-14.
Në pjesën e dytë, hendbollistët kosovarë ishin më të mirë duke e mbyllur takimin me fitore me rezultat 28-25.
Megjithatë, fitorja prej tre pikëve më shumë nuk mjaftoi pasi Kosova në ballafaqimin e parë pësoi me shifrat 23-33 nga sllovakët, në kuadër të ndeshjes së parë të fazës së parë kualifikuese për Botërorin 2025. /Klankosova.tv.