Lajmet e fundit

Një i ri ndërmori një veprim sfidues duke shkuar në punë me pantallona të shkurtra, por kompania e ktheu mbrapsht.
20 vjeçari britanik Joey Barge, nga Buckinghamshire, për shkak të të nxehtit vendosi të ''protestonte'' kundër kodit të veshjes.
Kompania e cilësoi të papërshtatshme veshjen dhe e dërguan në shtëpi. Por në vend që i riu të vishte një palë pantallona për t’i qetësuar bosët e tij, 20 vjeçari veshi një fustan rozë të ndritshëm dhe u rikthye në kompaninë Call Center.