Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Buxhet dhe Financa mori pjesë edhe deputeti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, i cili është shprehur i zhgënjyer me konstatimin e fundit që nuk kalon Trusti.
Ai fillimisht uroi që ka kaluar Trusti, por deputeti Armend Muja i tha se një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
“Urime që kaloi Trusti! O Zoti, pa ju vra mos e lashtë”, tha me ironi Tahiri.
Pas kësaj, Komisioni votoi Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë për Programin e financave publike dhe rritjes ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit Opec për Zhvillim Ndërkombëtar./Kosovapress
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.