Lajmet e fundit

Ka përfunduar me rezultat të barabartë dhe pa gola dueli i parë gjysmëfinal i Kupës së Italisë ndërmjet Milanit dhe Interit, i zhvilluar të martën në stadiumin “San Siro”.
Ishin 90 minuta shumë të zjarrta nga fillimi deri në fund, por që loja jo shumë e rrjedhshme, por tejet e luftuar dhe me duele të fuqishme nuk solli rezultat në aspektin e golave.
Të dyja skuadrat dhanë maksimumin për të marrë rezultat pozitiv në sfidën e parë, por në fund nuk ia dolën ta bënin këtë.
Rrjedhimisht, finalisti i Kupës së Italisë do të mësohet në ndeshjen kthyese në “Giuseppe Meazza”, që do të zhvillohet më 20 prill.
Gjysmëfinalja tjetër është ajo ndërmjet Fiorentinës dhe Juventusit/KP