Ish-Ministri i Jashtëm i Iranit, Kamal Kharrazi ka vdekur pas plagëve të marra në një sulm në fillim të këtij muaji.
Kharrazi ishte i njohur në atmosferën politike të Iranit si një politikan reformist, kreu i Këshillit Strategjik për Marrëdhëniet me Jashtë të Iranit dhe këshilltar i Udhëheqësit të ndjerë Suprem të Iranit, Ali Khamenei.
Ai shërbeu si ministër i jashtëm i Iranit nga viti 1997 deri në vitin 2005, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Më 1 prill Kamal Kharrazi ishte “plagosur rëndë dhe ishte shtruar në spital” pas një sulmi që vrau gruan e tij. Jamaran kishte raportuar se shtëpia e Kharrazi-t në Teheran ishte shënjestër.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.