Lajmet e fundit
Pasi e ndihmoi skuadrën të fitojë 3-0 ndaj Osasuna, uruguaiani e ka bërë të qartë se skuadra nuk do të heq dorë nga titulli

Luis Suarez insiston se Barcelona nuk do të heq dorë nga titulli i La Liga, pas fitores 3-0 ndaj Osasuna.
Uruguaiani hapi serinë e golave në El Sadar, para se një dyshe e Lionel Messi të vendoste fitoren e katalunasve.
Pas tri barazimesh me radhë, Barcelona iu khtye fitoreve, dhe Suarez ka thënë se lufta për titull vazhdon.
"E dinim që kur të shënojmë golin e parë, loja do të hapej".
"Punuam shumë në pjesën e parë, dhe patëm shumë mundësi, por fatkeqësisht nuk i shfrytëzuam".
"Jemi ende në garë për titull. Jemi Barcelona dhe ne nuk heqim dorë".