Lajmet e fundit

Dallimet e mëdha nga numërimi i pjesshëm i votave mund të çojnë në një situatë që Kosova të shkojë në një proces të rinumërimit në gjithë vendin.
Nëse ndodh kjo, do të ketë vonesë në konstituim të Kuvendit, formim të Qeverisë, e madje edhe në zgjedhjen e presidentit/es, transmeton Klankosova.tv.
Lidhur me këtë, gazetari Vullnet Krasniqi thotë se manipulimi i votave është organizim, e jo punë e komisionerëve.
“Ky hetim duhet të shkojë përtej komisionerëve”, tha Krasniqi për “Kosova Today”.
Aktivistja Elena Uka, u pajtua me mendimin e Krasniqit, duke thënë se nuk ka komisionerë që rrezikojnë veten me burg, për t’i ndihmuar kandidatët për deputetë.
“Ky është cenim i rëndë i zgjedhjeve të rënda dhe demokracisë”, tha pos tjerash ajo në Klan Kosova.
Ndërsa gazetari, Ardian Gaxherri thotë se që nga paslufta, Kosova nuk ka pasur zgjedhje demokratike.
“Janë vjedhur nga 50-100 mijë vota, jo ka nga 10, 100 e 5000 si kësaj here. Sipas mendimit tim, ky është plan që të shkohet sërish në zgjedhje në maj”, tha Gaxherri.
Ndërsa analisti nga Shqipëria, Frrok Çupi tha se “edhe ju,u bëtë si ne”.
“Kjo është një sëmundje shumë e rëndë...”, tha ai.