Një vajzë rreth 4-vjeç është kafshuar nga një qen i llojit pitbull në Lungomare të Vlorës.
Për ngjarjen e rëndë ka folur gjyshja e fëmijës, e cila ishte me të në momentin e sulmit.
“Kishim dalë xhiro buzë detit dhe erdhi një qen i madh e iu vërsul vajzës. E kafshoi në kokë. Nuk e mbrojta dot vajzën. Ndërhynë shumë njerëz aty”, tha fillimisht gjyshja.
“Unë e kisha përdore vajzën. Kur pashë qenin që po afrohej, e kalova vajzën nga ana tjetër. Qeni bëri sikur iku, më pas u rrotullua dhe iu hodh vajzës”, shtoi gjyshja, raporton A2, transmeton Klankosova.tv.
https://klankosova.tv/pitbulli-kafshon-ne-koke-nje-4-vjecare-ne-vlore-dergohet-me-urgjence-ne-spital1111/
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.