Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka pranuar kërkesën e SPAK dhe ka sekuestruar një apartament të ish-kryebashkiakut të Lushnjës, Fatos Tushes në zonën e Lungomares në Vlorë.
Përmes një njoftimi SPAK bën me dije se nga hetimi paraprak i kryer në kuadër të këtij procedimi penal ka rezultuar se, personi nën hetim, Fatos Tushe, gjatë kohës që ka ushtruar detyrën e kryetarit të Bashkisë Lushnje, nuk ka deklaruar apartamentin në Lungomare Vlorë, raporton euronews.al, transmeton Klankosova.tv.
Kjo pasuri është e regjistruar në emrin e një kompanie që operon në fushën e ndërtimeve, por që posedohet nga personi nën hetim.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.