Lajmet e fundit

Darka e banorëve të nominuar të javës të Big Brother VIP Kosova, po vazhdon, e bashkë me të, edhe shpalosja e pyetjeve të ndryshme dedikuar konkurrentëve të ulur në tryezë.
Një nga pyetjet drejtuar Metit ishte – “Pse nga Meti që bërtiste dhe bënte zhurmë, u bëre papritur kaq i dashur, ndoshta nominimi?”.
“Sinqerisht po iu them, nëse doni merreni si lojë nëse doni jo, zero për qind e kom menduar që jam në nominim, sendi i dytë, secili nga ne ka hy me strategji të veta këtu, edhe unë e kom një lloj strategjie në lojë që ia kam thënë në fillim secilit, unë e mendoj që e kanë parë publiku çka kam dasht me jep, nuk mendoj që jam ai personi që bëj zhurmë, ndoshta juve iu ka duk, por unë kam dëshirë me diskutuar pak me intonacion më të lartë”, ka thënë Meti pos tjerash.
Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në: