Shëndeti, zë vend të veçantë në Programin e Mëngjesit në Klan Kosova.
Sot, në edicionin më të ri të Ora 7, u diskutuan rreth sëmundjes së HIV AIDS-it.
Arbër Nuhiu, drejtor i Qendrës për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore ka deklaruar se numri i rasteve të të infektuarve në Kosovë është në rritje, ndonëse numrat sipas tij janë shifra të vogla.
Po ashtu, Nuhiu vuri në dukje se ka edhe njerëz që nuk e dinë që ekziston si sëmundje.
"Fatkeqësisht, në shekullin e 21-të, gjithë kjo teknologji edhe njerëzit kanë mungesë të informatave rreth këtyre çështjeve, sepse shëndeti seksual është tejet i rëndësishëm, e tek ne ende është turp të flitet në mënyrë të hapur", deklaroi ai në Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=0xJcfdsJpdE
Ai foli edhe asaj se kush duhet ta marrë pilulën PREP.
https://www.youtube.com/watch?v=_rc0Z2AWkOk
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.