Denver Nuggets kanë shënuar fitore ndaj Golden State Warriors me rezultat 134:117.
Jamal Murray pati 33 pikë te vendësit, ndërkaq Stephen Curry ishte pikëshënuesi më i mirë te kampioni në fuqi i NBA-së, me 28 pikë.
Lojë të mirë shfaqi edhe MVP-ja Nikola Jokiqi i cili realizoi dyshifror të trefishtë prej 22 pikësh, 14 kërcimesh e 16 asistimesh.
Me këtë fitore Denveri rrit distancën në krye të Konferencës Perëndimore me 36 fitore, katër më shumë se Memphis Grizzlies që mban vendin e dytë.
Në anën tjetër, Luftëtarët ndodhen në vendin e nëntë të po kësaj konference me 26 fitore dhe po aq humbje.
https://www.youtube.com/watch?v=wnQHT4D7xJo
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.