20.04.2019 · përditësuar para 2660 dite1 min lexim
Sipas Bild, skuadra Bayern Munich ka qenë e interesuar që të nënshkruajë kontratë me portierin Alexander Nubel, gjatë sezonit të kaluar.
Tani raportohet se futbollisti në fjalë është kthyer sërish në shënjestrën e kampionëve gjerman, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Portieri Manuel Neuer aktualisht është i lënduar dhe nuk dihet se kur do të mund të kthehet në fushë.
Prandaj skuadra gjermane i është kthyer objektivit të vjetër për të zëvendësuar portierin e saj të lënduar.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.