Novavax tha se vaksina e saj me dy administrime është 90% efektive kundër COVID-19 dhe variantet e saj, pas një testi klinik që iu është bërë 30 mijë personave.
Anthony Fauci, kreu i task forcës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundër COVID-19, e quajti atë "shumë mbresëlënës", raporton The Economist, përcjell Klankosova.tv.
Kompania bioteknike amerikane tani do të kërkojë miratimin e rregullatorit, veçanërisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në mënyrë që të shpërndahet në vendet e varfëra përmes programit COVAX, e cila është një iniciativë për shpërndarjen e vaksinave.
●●●
NSHKRIMI NGA
N.Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.