Lajmet e fundit

Novak Djokoviq nuk ka leje për hyrje në kontinentin australian. Ai po mbahet i izoluar, derisa ende shpreson që mund të marrë pjesë në edicionin e sivjetshëm të 'Australian Open'.
Një gabim në aplikimin për vizë i ka kushtuar atij, kurse arsye tjetër është mosparaqitja e dokumentit të vaksinimit.
Se kushtet e hotelit ku po qëndron Gjokoviq nuk janë të mira, e konfirmon nëna e tij, Dijana Gjokoviq.
Për këtë situatë ka reaguar edhe presidenti Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili izolimin e Gjokoviq e quajti persekutim politik.
Grand Slami i parë i vitit 'Australian Open' do të fillojë më 17 janar e aty pritet të mungojë nëntë herë fituesi i këtij turneu.