Lajmet e fundit

Ajax ka konfirmuar që mesfushori, Abdelhak Nouri, do të nxirret nga koma artificiale, përderisa mjekët janë optimistë për gjendjen e tij.
“Lojtari është ende në Kujdes Intenziv në spitalin e Innsbruck. Situata e tij është stabilizuar dhe jeta e tij është jashtë rrezikut”, thuhej në një deklaratë nga klubi holandez.
“Në 24 orët e ardhshme, mjekët planifikojnë që ta zgjojnë Nourin ngadalë, në mënyrë që ta hetojnë më mirë funksionin e trurit të tij”.
Nouri kishte kolapsuar të shtunën në një ndeshje parasezonale mes Ajax dhe Werder Bremen.