Përfaqësuesit e pasurisë së Prince kanë publikuar incizimin në studio të këngës “Nothing Compares 2 U”, afër dy vjet pas vdekjes së tij.
Sipas tyre, ylli nga Minneapolis e kishte regjistruar këtë këngë më 1984 në Flying Cloud Drive, në Eden Prairie të Minnesota-s.
Ai e kishte shkruar këtë këngë për veten, por më pas ia kishte dhënë bendit të zhanrit jazz-punk, “Family”, të cilin e kishte bërë bashkë në të 80-tat.
Gjashtë vjet më pas, këngëtarja irlandeze, Sinead O’Connor, përvetësoi këtë projekt dhe e shndërroi në hit ndërkombëtar.
https://www.youtube.com/watch?v=cpGA0azFdCs
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.