Norvegjia ka zgjatur ndalimin për fluturime të drejtpërdrejta nga Mbretëria e Bashkuar deri në 29 dhjetor, kjo si shkak në lidhje me përhapjen e variantit të ri të koronavirusit në Britani, sipas një zëdhënësi të Ministrisë së Shëndetësisë.
Norvegjia vendosi për herë të parë ndalimin e fluturimit në 21 dhjetor, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova
Ai gjithashtu vendosi masa shtesë të testimit dhe gjurmimit të koronavirusit për udhëtarët që mbërrijnë nga Britania, të cilat do të jenë në fuqi deri më 10 janar, sipas një deklarate të Ministrisë së Shëndetësisë.
"Ne duhet të sigurojmë që lloji i virusit që është zbuluar në Mbretërinë e Bashkuar të parandalohet nga përhapja në Norvegji për aq sa është e mundur," tha Ministri i Shërbimeve të Shëndetit dhe Kujdesit, Bent Høie, në deklaratën e 21 dhjetorit.
"Kjo është në përputhje me këshillat që kemi marrë Drejtorinë Norvegjeze të Shëndetësisë".
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.