Lajmet e fundit

Në kazermën “Ilinden” në Shkup sot do të dorëzohet donacion prej 76 automjeteve nga Norvegjia.
“76 automjete, nga të cilat 36 janë automjete të lehta këmbësorie të tipit Mercedes Benz-290GD, Multi 2 dhe 40 automjete transportuese kamionë Skania-P3, janë të fundit nga projektet e shumta të bashkëpunimit të vazhdueshëm të shkëlqyer në fushën e mbrojtjes ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Norvegjisë”,thonë nga Ministria e Mbrojtjes, shkruan Zhurnal.mk, transmeton Klankosova.tv.
Në aktin e dorëzimit zyrtar do të marrin pjesë edhe udhëheqja e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtatmadhorisë, gjeneralë në Armatë dhe komandantë të njësive.