Normani e ka publikuar këngën e saj të re “Motivation” dhe videoklipi i ka bërë të gjithëve të flasin!
Këngëtarja 23-vjeçare e ish grupit Fifth Harmony i ka nderuar disa prej këngëve tona të preferuara të viteve ‘90 me këtë video të re muzikore.
“E ka regjistruar këtë këngë kohë më parë”, i tha Normani revistës Rolling Stone në fillim të këtij muaji. “Dhe ishte argëtuese sepse qëndroja në Twitter dhe fansa tmë thonin ‘Motër, kur do të del kënga e re? Kur do ta publikosh?’, dhe unë që i thoja ‘Njerëz, po vjen. Ju premtoj se është duke ardhur. E kam xhiruar videoklipin para një muaji dhe do të vlejë pritja... Është një këngë që të bën të ndihesh mirë. Mendoj se të gjithë do ta pëlqejnë. Ishte mundësia e parë që unë duhej të argëtohesha”, ka deklaruar këngëtarja.
https://www.youtube.com/watch?v=FKXSh14svlQ
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.