Çmimet e konsumit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin 7.1 përqind më të larta në muajin nëntor, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Megjithatë norma vjetore e inflacionit ka shënuar rënie nga muaji paraprak, kur shënonte 7.7 përqind, thonë të dhënat e Departamentit të Punës në ShBA,, transmeton KlanKosova.tv.
Kjo është rritja më e vogël e inflacionit në ekonominë më të madhe në botë që prej dhjetorit të 2021-ës.
Norma vjetore e inflacionit kishte arritur pikun në qershor prej 9.1 përqind, që ishte kërcimi më i madh që prej nëntorit të 1981-ës.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek ekonomi dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.