Lajmet e fundit

Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi janë kualifikuar në çerekfinale të Kampionatit Evropian që sivjet po mbahet në Tel Aviv.
Gjakova mposhti Acelya Toprak-un e Britanisë së Madhe në kategorinë -57 kilogramë, ndërsa në çerekfinale do të ketë punë me fituesen e duelit Tena Sikiq nga Kroacia dhe Telma Monteiro nga Portugalia.
Ndërkaq, Distria Krasniqi mposhti Karolina Pienkowska-n nga Polonia, ndërsa në raundin tjetër do të luftojë kundër hungarezes Reka Pupp.