Xhudistët, Nora dhe Akil Gjakova do të përballen nesër në kategoritë e tyre.
Akil Gjakova do të marrë pjesë në kategorinë e meshkujve deri në 73 kilogramë, në raundin e parë do të përballet me Ahmed Ayash nga Jemeni. Ndeshja do të fillojë nga ora 04:00 me kohën tonë lokale, njofton Klankosova.tv.
Ndërsa, Nora Gjakova në kategorinë e femrave deri në 57 kilogramë do të jetë e lirë në raundin e parë, do t’a presë fituesen e përballjes në mes Sabrina Filzomser dhe Sanne Verhagen në raundin e dytë. Ndeshja fillon në ora 05:00 me kohën tonë lokale.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.