Lajmet e fundit
Sulmuesi ka thënë se është i lumtur tek Celta Vigo, por nuk ka përjashtuar mundësinë e largimit nga Balaidos në fund të edicionit.

Ylli i Celta Vigos, Nolito ka refuzuar që të përjashtoj një kalim tek Barcelona.
29 vjeçari që ka kaluar dy vite në Camp Nou me skuadrën e dytë të Barçës më herët ka thënë se nuk mendon që të largohet nga Balaidos, por tani është më i butë në qëndrime.
Lojtari i Spanjës ka thënë se nuk përjashton dot idenë dhe mundësinë e kthimit tek ish-klubi i tij.
"Gjërat janë duke ecur mirë. Po mundohem që të punoj sa më shumë dhe të përfshihem sa më pak në spekulimet për të ardhmen".
"Nuk mund të thuash asgjë me siguri, të përjashtosh asgjë, por tani më pëlqen jeta tek Celta tani. Gjërat po ecin mirë - të shohim".