Lajmet e fundit
Anësori ka thënë se do t’ia lë Zotit vendimin për të ardhmen, por ka përjashtuar largimin nga klubi.

Barcelona ka marrë një “shuplakë” pasi ylli i Celta Vigos, Nolito e ka përjashtuar mundësinë e largimit nga klubi në janar.
Spanjolli ka qenë i lidhur me një kalim në Camp Nou, me Arsenalin gjithashtu të interesuar për shërbimet e tij.
29 vjeçari ka refuzuar që të lëshohet në spekulime duke mos komentuar asgjë për të ardhmen e tij.
“Do ta vendosë Zoti. Por nuk largohem në janar. Jam i lumtur te Celta”.
“Do të mundohem të luaj sa mirë dhe të mos mendoj për të tjera gjëra”.