Lajmet e fundit
Sulmuesi i Manchester City ka treguar se ai ka qenë afër kthimit në Camp Nou gjatë verës, por vendosi për skuadrën nga Premierliga

Nolito ka konfirmuar se ishte afër kthimit tek Barcelona gjatë verës, para se të transferohej tek Manchester City.
Spanjolli ka qenë i lidhur me një kalim në Camp Nou, si mundësi për të zëvendësuar ndonjë nga treshja MSN.
Dhe Nolito e ka pranuar se transferimi ishte gati të ndodhte, para se City të paguante 18 milionë për ta blerë atë nga Celta.
“Isha afër kalimit tek Barcelona”.
“Por në fund vendosa të vij tek City. Mendoj që ishte vendimi më i mirë për mua dhe familjen time”.