26.07.2018 · përditësuar para 2906 dite1 min lexim
Kronika fillimisht është publikuar më 7 tetor 2016.
Adem Demaçi ishte kandidati zyrtar nga Kosova për çmimin Nobel për paqe.
28 vjet të shpenzuara në burg dhe një jetë e tërë e tij në mbrojtje të popullit, të premtën e 7 tetorit mund të bëhej më kuptimplote se kurrë, njofton Klan Kosova.
Demaçi me të shoqen, Rexhep Qosja që është i kandiduar për çmimin Nobel për Letërsi, e Reshat Sahitaj po e prisnin telefonatën nga Komiteti Norvegjez i Çmimeve Nobel – i cili zakonisht i jepet fituesit një orë para shpalljes publike.
Por, pritja e tyre përfundoi dhe telefonata nga ky komitet nuk erdhi.
Çmimin Nobel për Paqe e fitoi Presidenti i Kolumbisë, Juan Manuel Santos, për marrëveshjen e paqes me rebelët e FARC-ut – marrëveshje kjo e arritur pas katër viteve negociata.
Për më tepër mund ta shikoni kronikën e përgatitur nga Donika Lamaxhema.
https://www.youtube.com/watch?v=FwqX6Y7IORQ&feature=youtu.be
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DG
SHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.