Christopher Nkunku ka mohuar se ka menduar ndonjëherë largimin nga Milani, duke thënë se gjatë merkatos “ka qenë vetëm zëra”. Në një intervistë për Gazzetta dello Sport, francezi tregoi se periudha e parë në Milanello nuk ka qenë e lehtë, pasi erdhi pa kaluar fazën përgatitore, çka ndikoi në formën e tij.
Ai shtoi se nuk i ka kërkuar agjentit të dëgjojë oferta, sepse “donte vetëm të ishte gati për të dhënë maksimumin” te Milani.
Sa i përket objektivave, Nkunku mbetet i rezervuar: synimi kryesor është katërsheja e parë dhe rikthimi në Champions, ndërsa derbin e quan “një ndeshje të veçantë”. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.