Lajmet e fundit
Blutë janë duke synuar që të përforcojnë mbrojtjen pasi tashmë raportohet se janë duke kërkuar edhe mbrojtësin kamerunas.

Chelsea nuk pajtohet asesi me rezultatet e ndeshjeve të para të sezonit të ri të Premier Ligës.
Ndër shkaqet e mossuksesit mendohet të jetë mbrojtja jo në nivel, prandaj Jose Mourinho është duke u munduar që ta përforcojë këtë repart.
Mediat britanike raportojnë se portugezi është duke përcjellë mbrojtësin e e Marseille, Nicolas Nkoulou.
Kamerunasi ka kontratë me skuadrën franceze deri në fund të këtij sezoni, ndërsa mësohet se oferta e londinezëve për të sillet tek 9 milionë euro.