Lajmet e fundit

Piktura e Amedeo Modigliani “Nu’ couche” (Nudo e shtrirë) është nxjerrë në ankand nga Christie’s, në Nju Jork, për shifrën rekord prej 170,4 milionë dollarësh (158,4 milionë euro).
Vepra është pikturuar në vitin 1917 nga piktori dhe skulptori italian.
Pikturën e fitoi, pas ofertash të shumta që zgjatën nëntë minuta, një koleksionist kinez.
Rekordi i mëparshëm për një pukturë të Modigliani-t kishte qenë 71 milionë dollarë.




