Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se janë shitur të gjitha biletat e ndeshjes së Kosovës ndaj Turqisë ose Rumanisë.
Stadiumi “Fadil Vokrri” pritet të jetë i tejmbushur, me tifozët “Dardanë” që do të krijojnë një atmosferë fantastike për Kombëtaren.
Kjo ndeshje do të vendosë fatin e playoff-it, nëse Kosova fiton ndaj Sllovakisë; në të kundërtën, do të zhvillohet si miqësore me humbësin e çiftit Turqi – Rumani.
●●●
EKSHKRIMI NGA
Endrit Krasniqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.